16:19 / E Martë, 23 Tetor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj deklarohet për mos shkarkimin e ministrave me aktakuza, pas shkarkimit të zv/ministrit

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka deklaruar se zv/ministri i Zhvillimit Rajonal, Musa Cena është shkarkuar pasi dyshohet se ka kryer veprën penale gjatë kohës kur mban pozitë në Qeverinë e udhëhequr nga ai, përderisa thotë se ministrat ndaj të cilëve ka aktakuzë të ngritura nuk i shkarkon pasi akuzohen për detyra tjera që kanë pasur.

Haradinaj pas mbledhjes së sotme të Qeverisë ka deklaruar se secilit që i ngrihet aktakuzë brenda pozicionit të tij si ministër, ai do të ndërmarrë masa, transmeton Indeksonline.

Këto deklarime Haradinaj i ka bërë në momentin kur është pyetur se a po përdor standarde të dyfishta në rastin e shkarkimit të zv/ministrit Cena, ndërkaq në Qeveri janë rreth pesë ministra me aktakuzë.

Ai shtoi se zëvendësndihmësi i sekretarit të Shtetit Amerikan, Matthew Palmer, qëndrimin e Amerikës për ushtrinë e ka bërë të ditur në Beograd.

“Ushtria është një proces i një peshe shumë të madhe, mirëpo ky proces është në drejtimin e duhur. Tash kemi shqetësimin e anëtarësimit në Interpol dhe organizata tjera ndërkombëtare”, ka thënë Haradinaj./Indeksonline/