13:32 / E Enjte, 11 Korrik 2019 / indeksADMonline

Haradinaj demanton shkrimet ne media, poston foto me Limajn

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar me zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj.

Përmes një shkrimi në facebook, Haradinaj ka thënë se me Limajn kanë pasur takim pune për të diskutuar zhvillimet e fundit politike, transmeton Indeksonline.

“Takim pune me zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj, për të diskutuar zhvillimet e fundit politike në vend dhe për të bashkërenduar agjendën qeverisëse”, ka shkruar në facebook Haradinaj.

Ndryshe, në mëngjes pati raportime se ka ftohje të raporteve mes Haradinajt dhe Limajt dhe se nuk flasin që dy muaj.

Por, me këtë foto, Kryeministri Haradinaj ka treguar se po bashkërendojnë agjendën qeverisëse bashkë me Limajn./Indeksonline/