11:45 / E Premte, 24 Gusht 2018 / indeksADMonline

Haradinaj dhe O’Connell me marrëveshje për rekrutim në pozita të larta drejtuese

Kryeministri Ramush Haradinaj dhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, kanë nënshkruar marrëveshjen e mirëkuptimit për rekrutim në pozita të larta drejtuese në shërbimin civil dhe bordeve të ndërmarrjeve publike.

“Ky projekt synon që vetëm njerëzit më meritorë të jenë në pozita adekuate. Imagjinoni sikur Kosova të përfaqësohej në Lojërat Olimpike nga një sportist tjetër, e jo nga Majlinda Kelmendi.

Rezultati nuk është perfekt, por është më i mirë se që kemi menduar në fillim. Andaj, ia vlen të vazhdojm me këtë projekt.

Projekti ka siguruar që njerëzit profesionist të emërohen në pozicione të larta” ka thënë O’Conell./Indeksonline/