13:19 / E Mërkurë, 20 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Haradinaj dhe Thaçi “happy” për raportin e 100- ditëshit (Foto)

Kryeministri Ramush Haradinaj, i ka dorëzuar Presidentit, Hashim Thaçit raportin e tij për 100 ditët e para të qeverisjes.

Gjatë dorëzimit të këtij raporti, si Haradinaj ashtu edhe Thaçi janë parë me gëzim e buzëqëshje në fytyrat e tyre, shkruan Indeksonline.

Në këtë fotografi të Indeksonline, ata të dy shihen në disponim të lartë duke mbajtur në dorë raportin e 100-ditëshit të Qeverisë.

Për me shumë shih këtë moment disponimi mes Haradinajt e Thaçit./Indeksonline/