11:31 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: Disa deputetë të koalicionit s’janë këtu, mund të shtyhet votimi (Video)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur para gazetarëve për marrëveshjen e demarkacionit.

Ai ka thënë se disa deputetë shqiptarë nuk janë në Kosovë dhe mund të shtyhet votimi, raporton Indeksonline.

Ja fjalimi i Haradinajt:

Jemi në harmonizim të tekstit të ligjit, ka ndodh një dakordim për raportin e Komisionit Shtetëror, është shtuar fjala orientim.

Tani komisioni është në përgatitje, gjatë ditës është debati i diskutimit e në moment të caktuar edhe momenti i votimit.

Nuk e dimë a janë dy apo më shumë vota që mungojnë, jemi në punë e sipër që të jemi unik në vendim.

Raporti i komisionit shtetëror në nenin 3 nuk ka pasur ndryshim e AAK është unike, por kemi deputetët të koalicionit qeverisës janë në Podgoricë dhe presim të vijnë para votimit.

Mund të ndodh që seanca të shtyhet sepse disa deputet s’janë këtu. /Indeksonline/