12:43 / E Enjte, 19 Mars 2020 / indeksADMonline

Haradinaj: AAK-ja do ta votoj mocionin, Qeveria Kurti më e dëmshmja për Kosovën

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se e ka informuar sot kreun e LDK-së, Isa Mustafën që do ta votoj mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

Sipas tij “Qeveria Kurti jo vetëm që do të jetë Qeveria më jetëshkurtër por edhe më e dëmshmja për Kosovën”, shkruan IndeksOnline.

Postimi i plotë:

Sot takova ish-Kryeministrin dhe Kryetarin e LDK-së, z. Isa Mustafa për të diskutuar Mocionin e Mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti. E informova z. Mustafa se AAK do të votojë për këtë mocion, sepse Qeveria Kurti jo vetëm që do të jetë Qeveria më jetëshkurtër por edhe më e dëmshmja për Kosovën. AAK përkrah një zgjidhje të shpejtë pas rrëzimit të Qeverisë përbrenda institucioneve të vendit.

RH