11:30 / E Premte, 29 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

“Haradinaj do t`ua nxijë jetën sekserëve të rrymës”

Halil Matoshi, këshilltari për media i kryeministrit Ramush Haradinaj, ka thënë se ky i fundit do t’ua nxijë jetën sekserëve që blejnë e shesin rrymë elektrike në disfavor të prodhimit vendor për t`ua zbardhur dy milionë kosovarëve.

Ai në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka sqaruar se çmimi i rrymës nuk është rritur për asnjë cent dhe se një gjë të tillë e ka parandaluar kryeministri.

Ky është postimi i plotë i tij:

Kryeministri Haradinaj, sekserëve që blejnë e shesin rrymë elektrike në disfavor të prodhimit vendor, pra një grushti individëve, ka me ua nxi jetën – për me ua zbardhë dy milionë kosovarëve!

Ndërsa mediat që u ka humbur sensi i luftës për të vërteten i ftoj për ballafaqim me faktet!Le të dihet: Nuk është etike të shpifet kinse një qytetar x prej dy milionëve pretendon se është rritë çmimi i rrymës elektrike.

1. Çmimi i rrymës nuk është rritë për ASNJE CENT dhe këtë e ka parandalu Kryeministri.

2. Ndërprerjet sëfundi janë pasojë e prishjeve teknike ngase po prodhohet në KEK me kapacitete të plota…

3. Rrymë ka me pasë!Kosova nuk është më ajo e para 11 shtatorit.