09:08 / E Martë, 17 Nëntor 2020 / OSH

Haradinaj e kujton Luanin në ditëlindjen e tij: Për ne mbete përherë 23-vjeç

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përkujtuar vëllanë e tij, Luanin, në ditëlindjen e tij.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka shkruar se Luani ka lindur dyzeteshtat vjet më parë, por se për ta, mbetet përherë njëzetetrevjeçar.

“Luan, neve po na ikin vitet, e ti mbete i ri përgjithmonë. Linde dyzeteshtatë vjet më parë, por për ne, mbetesh përherë njëzetetrevjeç, ashtu siç ke rënë për lirinë tonë. Urime vëlla, 23-vjetori i lindjes!”, ka shkruar Haradinaj.

Ndryshe, janë bërë 23 vjet nga rënia e Luan Haradinajt. Ai u vra në kufirin midis dy shteteve, rrugës nga Shqipëria për në Kosovë.