Haradinaj e O’Connell nënshkruajnë një marrëveshje të rëndësishme
Kryeministri Ramush Haradinaj dhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O`Connell, sot nënshkruajnë Marrëveshjen e Mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për rekrutim në pozita të larta drejtuese në shërbimin civil dhe bordeve të ndërmarrjeve publike.
Marrëveshja nënshkruhet në ndërtesën e Qeverisë.