21:17 / E Hënë, 17 Shtator 2018

Haradinaj: E padrejtë me iu ndalë pensionet veteranëve

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka komentuar listat e veteranëve të rrejshëm që morën pensionin e veteranit.

Sipas tij, është e padrejtë të ndalen pensionet derisa të merret vendim nga Gjykata.

“Është e padrejtë me iu ndalë pensionet kujtdo qoftë derisa nuk e vendos një gjykatë. Aktakuza është një propozim ligjor për tu marrë vendim. Mendoj që është tepru që menjëherë me i sanksionu. Njoh shumë të vërtetë që i pash, është teper e panevojshme, jo e ndershme për pjesëtarët për sakrificën e tyre. Është një gabim shoqëror, nuk di që ka krim më të madh se sa me të ofendu populli yt”, ka thënë ai në Klan Kosova.

Haradinaj thotë se vetëm në zonën e Dukagjinit kanë qenë rreth 60 mijë pjesemarres, transmeton Indeksonline.

“Ka pas në rresh më shumë, por pjesëmarrja në luftë me dal në mbi 50- 60 mijë në Dukagjin, kushdo që u kanë. S’ka kush që e ndërron këto, se kam izolu askënd, gjithë kanë luftu e s’mund ta ndërrojë historinë me ja kursy Kosovës do pare.”, ka theksuar ai. /Indeksonline/

Mos i humb