16:42 / E Mërkurë, 21 Mars 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: E respektoj votën e deputetëve edhe nëse votojnë kundër

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se tashmë ka mbetur vetëm votimi, por sipas tij, edhe sikur të mos kalojë marrëveshja për demarkacionin, ai do e respektojë votën e deputetëve të Kuvendit.

“Tani jemi thirrur prapë në seancë, të shohim si do të rrjedhë më tutje. I pamë deri tani. Ta shohim. Është e vetmja që ka mbetë, votimi, diskutimi është kry. Dje ishte një ditë e mirë pune, nuk ka ardhë vetëm marrëveshja e gushtit 2015, por edhe marrëveshja e komisionit shtetëror dhe marrëveshja e presidentëve. Unë e kam kërkuar votën, por është mënyrë e tyre e kundërshtimit dhe do e respektoj. Si të kalojë, si jo, vota është e deputetëve dhe ne e respektojmë”, ka thënë ai, raporton Indeksonline.