Haradinaj: E tërë Kosova sonte është me zemër në Doosan Arena në Plzen
Sonte në orën 20:45 në stadiumin “Doosan Arena” në Plzen të Çekisë do të zhvillohet ndeshja Kosovë-Çeki.
Në lidhje me këtë shkroi Ramush Haradinaj, shkruan Indeksonline.
Ai i përkrahu dardanët dhe tha se e tërë Kosova sonte është me zemër në Doosan Arena në Plzen.
Postimi i plotë:
Forca Dardanëve! E tërë Kosova sonte është me zemër në Doosan Arena në Plzen. Të bashkuar për fitore. Me fat!/Indeksonline/