75 Mall Live Search
12:25 / E Mërkurë, 09 Korrik 2025 / mp

Haradinaj: Edhe presidentja e tha se duhet mendimi i kuvendit për votim të fshehtë, Kurti e ka nda mendjen për keq e më keq

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryetarin e Vetëvendosjes se po dëshiron të harxhojë kohën prej 30 ditësh që e dha Gjykata Kushtetuese si afat për të përmbyllë konstituimin e Kuvendit të Kosovës pa ndonjë rezultat.

Ai tha se edhe presidentja Vjosa Osmani ka thënë se për votim të fshehtë duhet të ketë pëlqim të kuvendit, duke thënë se ky pëlqim nuk ekziston.

“Ne jemi peng të Vetëvendosjes dhe Kurtit meqë s’e ka shumicën politike dhe s’dëshiron me e ba. Komisioni për votim të fshehtë është pa dakordim të kuvendit. Edhe presidentja e tha që duhet me marrë mendimin e kuvendit, pra mocion”.

Po, ai shtoi se “s’ka pasë mocion për me ndodh kështu. Nuk ka fare nevojë për mocion, këta vetëm mund të tërhiqen prej kësaj praktike jokushtetuese”.

Ai tha se po tentojnë të vendosin kushtetutshmëri.

“Kurti e ka nda mendjen me ba keq e më keq për kuvendin”, tha ai, duke shtuar se është në interes të kuvendit kthimi në votim të hapur dhe në ligjshmëri.