09:02 / E Hënë, 28 Maj 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: Ekziston një keqinformim rreth punimeve në njërën nga rrugët e Deçanit

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me punimet në njërën nga rrugët e Deçanit.

Haradinaj ka thënë se ekziston një keqinformim lidhur me këto punime.

Me këtë rast Haradinaj ka ftuar diplomatët që të shkojnë në vend të ngjarjes, të shohin situatën dhe të binden se rruga që po rinovohet ka ekzistuar edhe më parë, për t’iu shmangur kështu deklarimeve të ngutshme, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Ekziston një keqinformim rreth punimeve në njërën nga rrugët e Deçanit. Ftoj diplomatët që të shkojnë në vend të ngjarjes, të shohin situaten, dhe të binden se rruga që po renovohet ka ekzistuar edhe më parë, për t’iu shmangur kështu deklarimeve të ngutshme. Populli i Kosovës gjithmonë ka jetuar në harmoni me komunitetet pakicë, duke respektuar trashëgiminë religjioze dhe kulturore të të gjithëve pa dallim. Qeveria e Kosovës e ka për obligim riparimin dhe menaxhimin e rrugëve në tërë territorin e Kosovës.

RH