17:09 / E Hënë, 02 Tetor 2017 / indeksADMonline

Haradinaj emëron Ali Berishën zëvendësministër të Shëndetësisë

Sekretari organizativ i AAK-së, Ali Berisha, është emëruar sot zëvendësministër i Shëndetësisë i Qeverisë e Republikës së Kosovës.

Lajmin për emërimin e tij në këtë post qeveritar e ka bërë të ditur kryetari i AAK-së në Pejë, Fatmir Gashi, i cili e ka uruar në Facebook.

“Urime Dr. Ali Berisha, posti i ri, detyra e zv. ministrit të Shëndetësisë. Me qeverinë Haradinaj do ta shërojmë shëndetësinë, dhe unë jam i bindur se me një ekip të tillë do të dalim faqebardhë para qytetarëve të Republikës”, ka shkruar Fatmir Gashi në Facebook.

Ali Berisha ka qenë kryetar i Komunës së Pejës për 5 vjet e 8 muaj nga radhët e AAK-së dhe në mandatin e fundit deputet i Kuvendit të Kosovës nga ky subjekt politik. Berisha njihet si ndër bashkëpunëtorët më të afërt të kryeministrit të Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj.