11:25 / E Hënë, 12 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: Energjia e Kosovës janë njerëzit me potencial e ide kreative në fushën e ndërmarrësisë

Qeveria e Kosovës ka ofruar mbështetjet të mëtejme për të gjithë ata që synojnë perspektiva të reja për rritje dhe zhvillim në ndërmarrësi.

Kështu u shpreh i pari i Qeverisë, Ramush Haradinaj gjatë hapjes së “Javës Globale të Ndërmarrësisë 2018”.

Sipas tij, ekonomia moderne kërkon energji dinamike, dhe energjia e Kosovës janë njerëzit e saj me potencial e ide kreative, të cilët po ndjekin trendët globale në fushën e ndërmarrësisë.

“Ekonomia moderne kërkon energji dinamike, vizion dhe përdorim të zgjuar të teknologjisë. Energjia e Kosovës janë njerëzit e saj me potencial e ide kreative, të cilët po ndjekin trendet globale në fushën e ndërmarrësisë. Në hapjen e “Javës Globale të Ndërmarrësisë 2018”, u bashkuam në mbështetje të individëve të guximshëm të vendit tonë, të përkushtuar në fushën e biznesit. Përmes Ministrisë për Inovacion dhe Ndërmarrësi, lehtësirave të shumta fiskale, ndërtimit të bazës ligjore dhe krijimit të zonave ekonomike, kemi bërë hapat thelbësor për të siguruar mjedisin veprues dhe për të maksimizuar mundësitë për sukses të çdo ndërmarrësi. Qeveria e Kosovës edhe më tej do të jetë partner për të gjithë ata që synojnë perspektiva të reja për rritje dhe zhvillim. RH”, ka thënë Haradinaj./Indeksonline/