13:56 / E Martë, 23 Prill 2019 / indeksADMonline

Haradinaj: Është e pamundur me u mënjanu të gjitha tragjeditë, por të zbatohet Ligji i Punës

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është deklaruar pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë ku ndër të tjerash tha se asnjëherë nuk ka qenë kundër shefes për Politikë të Jashtme, Federica Mogherinit si person, por ka qenë kundër që dialogu të kthehet në diskutim për territore.

Ai shtoi tutje se është me rëndësi që Kosova është pjesë e pakos së gjashtë vendeve të Ballkanit në procesin e Berlinit dhe kjo nuk lejon që njëra nga këto vendet të ketë ngecje.

“Tashmë dihet se takimi është thirrur nga Kancelarja Merkel dhe presidenti Macron. Prë ne nuk ka ndonjë vërejtje se kush merr pjesë. Sa i përket qëndrimeve të mija dhe Kosovës besoj i dini se nuk ka ndryshim, ia  kam thënë edhe në sy Mogherinit. Sa herë që më duhet me fol për mbrojtjen e vendit do ta bëjë, pasi që diskutimi për territore ka qenë gabim, ka mund të destabilizojë rajonin”, ka thënë Haradinaj.

Ai gjithashtu tha se është mirë që ka kaluar kjo çështje e territoreve dhe se nuk guxojmë të vazhdojmë ta mbajmë gjallë si temë.

“Unë nuk kam vendim kush e udhëheqë, por në parime të dialogut ne nuk kemi qenë kundër që Mogherini ta udhëheqë por që me lëviz dialogu keim qenë kndër, pra që të folët për njohjen e jo të kthehet në diskutim për territore.Nuk ka të bëjë me personin, por me materien e materia është diskutu gabim. E dimë se në Evropë edhe pak janë zgjedhjet dhe Mogherini me gjasë e kryen mandatin e vetë por as edhe në atë kohë s’ka pas të bëjë me personin por me materien”, ka thënë Haradinaj, transmeton Indeksonline.

Tutje i njëjti ka ngushëlluar familjen e 27 vjeçarit që humbi jetë mbrëmë në Mitrovicë, nga shembja e një objekti hotelier, ku tha se është obligim i qeverisë që të zbatohet Ligji i Punës.

“Rregullimi ose zbatimi i ligjit të punës i të drejtave në punë dhe kushteve është obligim i qeverisë e ne duhet të jemi zbatues.Por nëse kalojmë tek sipërmarrësit dhe palëve të tjera përgjegjësia bien mbi zbatimin e ligjit pra të Qeveria, por edhe tek komunat dhe të tjerët.Duhet me u shtu serioziteti në zbatimin e ligjit të punës, të të drejtave në punë, pra duhet me u rrit serioziteti, është e pamundur me i mënjanu të gjitha tragjeditë. Pra ka shumë probleme që po vijnë në Kosovë, ka një ekonomi e paregjistruar, e paevidentuar dhe e kishim në diskutim dhe duhet me u kthy pak më seriozisht jo vetëm në formalitet por edhe në pasojat. Nëse është pa leje duke punuar kush është i pari që është dashtë me marr vesh, duhet m e u kriju një hetim se ku fillojnë përgjegjësitë dhe ku mbarojnë, unë kam kërkuar hetim dhe jo vetëm tani që i riu i shprehu ngushëllime familjes se ai nuk kthehet më në jetë por së paku të marri mësim për jetët e tjera. Pra të bëhet hetim dhe të jetë një situatë më tjetër”, ka thënë tutje Haradinaj./Indeksonline/