11:58 / E Martë, 11 Qershor 2019 / indeksADMonline

Haradinaj: Është mirë t’ia lëmë drejtësisë të flasë për listat e veteranëve

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se do të respektojë çdo nismë që do të marrë Parlamenti për listat e veteranëve, kjo pas paralajmërimit nga ana e PDK-së se do të iniciojnë nismën për krijimin e një komisioni hetimor i cili do të hetojë e pastrojë këto lista.

Ai nuk është ndalur shumë te kjo temë duke thënë se drejtësia duhet të japë mendimin e saj në lidhje me këtë çështje.

“Te çdo obligim që merr parlamenti është i respektuar prej anës time për shkak se parlamenti është punëdhënësi ynë, e respektojmë. Sa i përket asaj teme, është bërë temë e ndjeshme edhe me e diskutu, unë e kam njëfarë parimi që e kom ruajt që kur ka lëndë në gjykata nuk jap shumë mendime të mija, është mirë t’ia lëmë drejtësisë të japë mendimin e vet”, deklaroi Haradinaj.

Nryshe, kreu i PDK-së, Kadri Veseli tha se kjo nismë për komision hetimor po bëhet për të pastruar emrin e UÇK-së, pasi njollosja e emrit dhe e luftëtarëve të lirisë po bëhet për shkak të disave që synojnë përfitimet personale./I.Gola/