19:55 / E Martë, 20 Mars 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: Evropianët po thonë votojeni demarkacionin, lironi qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se porosia e evropianëve është e qartë se për të lëvizur lirshëm qytetarët, duhet të ratifikohet demarkacioni.

Haradinaj ka thënë se miqtë ndërkombëtar vazhdimisht i kanë thënë deputetëve që nëse e votojnë këtë marrëveshje, atëherë hiqet regjimi i vizave.

I pari i vendit thotë se nëse votohet sot demarkacionit, atëherë do t’i behet presion BE-së që të lëshojnë vizat, pasi këtë pritje e kanë krijuar të qytetarët.

Ndërsa, ka shtuar se është e padrejtë nëse pas këtij votimi, nuk jepen vizat, raporton Indeksonline.

Fjalimi i tij para deputetëve:

Evropianet vazhdimisht po thonë votojeni demarkacionin, shlironi qytetaret tuaj.

Evropian iu kanë dërguar porosi tek qytetaret se nese parlamenti voton, ndodh liberalizimi.
Askush nuk vjen te na thotë se e keni liberalizimin e vizave në dorë.
Plotë zyrtar shtetëror të BE iu kanë thënë deputetëve të kuvendit kryene këtë e mundësoni njerëzve të juaj qarkullimin e lirë.
Parlamenti i Kosovës e ka parasysh këtë vendim se kjo pritje është e krijuar.
Njëherit lufta ndaj krimit e korrupsionit, nuk është një akt i menjëhershëm është temë që e ka cdo shoqëri demokratike.
Kosova nuk është edhe pa rezultate ne luftimin e korrupsionit edhe BE-ja është korrekt me Kosovën me kërkua me rrit efikasitetin e luftës ndaj çdo krimi.
Është e padrejtë nëse i thuhet rrugëtojmë bashkë,e ju tregojmë se kur e keni kry kushtin e juaj.
Nuk ka zyrtar të BE-së, qofshin opozitar e pozitar që na thonë s’lironi qytetarët, kryeni këtë temë.
Do të ishte porosi e gabuar për njerëzit e këtij vendi, atëherë të gjithë në në rast se votohet kjo marrëveshje, mendojmë që kemi të drejtën më i kërkua BE-së me lëviz lirshëm.
Cdo sukses i vendit tonë, liberalizimi nuk është sukses i një grupi i të caktuar, po është sukses i këtyre viteve të rrugëtimit të Kosovës, është e drejtë e qytetarit.
E padrejtë me i lo qytetarët pa viza, e në emër të një kushti tjetër me i lënë pa viza se vet iu kanë thënë nëse e kryeni demarkacionin, ju lëvizni lirshëm./Indeksonline/