16:20 / E Mërkurë, 12 Qershor 2019 / indeksADMonline

Haradinaj falënderon qytetarët për festimin e sotëm me dinjitet dhe qytetari të lartë

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka deklaruar se qytetarët, institucionet tona të ndërtuara në shtetin e lirë të Kosovës, sot iu bashkuan me dinjitet për të festuar shënimin e 20 vjetori të intervenimit të NATO-s, transmeton Indeksonline.

Haradinaj falënderoi qytetarët për këtë shënim, si vend i lirë, demokratik dhe i rreshtuar përkrah aleatëve.

Postimi i plotë:

Populli i Kosovës, qytetarët tanë, institucionet tona, të ndërtuara në shtetin e lirë të Kosovës, sot iu bashkuan me dinjitet dhe festuan me qytetari të lartë, shënimin e 20 vjetorit të intervenimit të NATO-së, ashtu siç e meriton, një vend i lirë, demokratik dhe i rreshtuar përkrah aleatëve tanë.

Faleminderit qytetarë të dashur!

Faleminderit Kosovë!

RH