19:23 / E Martë, 10 Prill 2018 / indeksADMonline

Haradinaj flet për deportimin e turqve, vizat dhe aksionin në veri

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se po përpiqet që ti përfundoj punët e shtëpisë, të cilat janë mbledhur tash e sa vite.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se lëvizja e lirë për qytetarët e Kosovës është siguruar qysh atë ditë kur Kuvendi ka kaluar demarkacionin, transmeton Indeksonline.

Sipas tij, deportimi i gjashtë turqve e ka vënë Kosovën përballë shumë sfidave, por përcaktim i vendit mbetet rruga euro-atlantike.

Ky është postimi i Haradinajt:

Çdo ditë po merremi me tema të mëdha, që janë akumuluar me vite dhe po provojmë t’u gjejmë zgjidhje. Po përpiqemi t’i përfundojmë punët e shtëpisë, me konstalacionin të cilin e kemi gjetur.

Lëvizja e lirë për qytetarët e Kosovës është siguruar qysh atë ditë kur Kuvendi ka kaluar demarkacionin.

Ka shumë pyetje dhe pikëpyetje për aksionin në Veri, por ne ju kemi qëndruar prapa ligjeve tona.

Deportimi i shtetasve turq e ka vënë Kosovën përballë shumë sfidave, por përcaktimi ynë është rruga euro-atlantike. Ne nuk i kthejmë fjalën Turqisë, madje kemi nevojë për partneritet në planin ndërkombëtar, por ne jemi të bindur për të drejtën tonë. Nuk mundem të bëhemi tjetër për qejf të askujt.

Jemi në një fazë te ndjeshme dhe duhet të ketë komunikim strategjik ndërmjet të gjitha partive për tema të mëdha, që të mos mbesin peng shumë çështje të rëndësishme për vendin. /Indeksonline/