11:32 / E Hënë, 11 Qershor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj flet për incidentin në Prizren: Po të ishte burrë do veproja më ndryshe

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë një konference për media ka folur për incidentin e djeshëm në Prizren, gjatë përvjetorit të 140 të Lidhjes së Prizrenit, ku konfrontohet me një grua.

Duke arsyetuar veprimin e tij, ai tha se gjatë kohës që ai është në detyrë nuk do lejojë askënd të nëpërkëmb ngjarjet që organizon shteti i Kosovës.

Ngjarja e djeshme është protokoll shtetëror, në atë ngjarje thirrem vetën dhe ngjarje të tjera.

Është e papranueshme që në një ngjarje të tillë të shfaqet një i papranuar. Dy zgjidhje kanë qenë, ose unë si nikoqir ose policia. Interesimi që kam marr këtë rol ka qenë me shpresë që të kalonte me më pak problem sesa po të ndërhynte policia.

“Sa jam në këtë detyrë, në ngjarje që organizon Kosova, a ke zonjë, a ke burrë, a ke fëmijë kushdo qoftë nuk mundet askush të nëpërkëmb. Ka qenë një ngjarje shtetërore, për fat të keq organizmi nuk ke si duhet dhe për këtë më vije keq prej popullit tim, por në prezencën time nuk do i nëpërkëmb askush organizimet e këtij shteti. Ne e kemi arrestuar Gjuriqin atje për të treguar se jemi shtet, e kemi ndalë Frashër Osekun para gruas e fëmijëve dhe ne të lëmë një grua të torturojë një popull aty dhe të themi pastaj të hijshëm e të pahijshëm. Në këtë rast kam me bë të pahijshmen. Gjesti i Kadri Veselit ke korrekt, se ai ia lëshoi mikrofonin duke munduar ta respektojë, por jo ajo nuk dinte të ndalej dhe ne nuk mundemi ta pritnim atë”, ka deklaruar Haradinaj, transmeton Indeksonline.

Më tej, ai ka shtuar se po të kishte qenë burrë do kishte vepruar edhe më ndryshe.

“Me pas qenë burrë edhe ma ndryshe e kisha kryer punën. Duhet me i ardhur marre edhe protokollit, edhe organizatorëve, edhe policisë të ndodhin këto në një ngjarje të madhe. Krejt kanë me dhënë llogari se në Kosovë nuk ka të bëjmë shaka, kemi dhënë betimin se jemi shtet”, ka përfunduar ai./Indeksonline/