75 Mall Live Search
16:06 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Haradinaj flet për Kosovën në emisionin e njohur të BBC-së

Gazetari i njohur anglez, Stephen Sackur, njëherit prezantues i emsionit ‘Hardtalk’ të BBC-së, në emisionin e tij me 1 mars flet me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn.

Me titull “A mund të shpëtojë Kosova nga historia e saj e trazuar” gazetari Scakur do të diskutoi për Kosovën me kryeministrin Haradinajn, raporton Indeksonline.

Në përshkrimin e tij në emisionin e radhës, Scakur ka shkruar:

“Janë bërë dhjetë vjet që kur Kosova u bë kombi më i ri i Evropës. Nuk ka qenë një dekadë e lehtë. Marrëdhëniet me Serbinë fqinje mbetën armiqësore dhe njohja ndërkombëtare është ende e pazgjidhur me Kosovën duke i shtuar këtu varfërinë dhe korrupsionin endemik. Stephen Sackur flet me Ramush Haradinajn – Kryeministrin e Kosovës. A mund të shpëtojë Kosova nga historia e saj e trazuar?” thuhet në përshkrimin e emisionit./Indeksonline/

Për të parë këtë emision klikoni këtu: