14:50 / E Martë, 19 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Haradinaj flet për raportet me Veselin, zgjedhjet dhe idenë e Pacollit

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj nuk ka dashur të komentojë fjalimin e të parit të Kuvendit, Kadri Veseli në seancën solemne për nderë të 11-vjetorit të Pavarësisë.

“Kryetari ka dhënë një fjalim dhe unë nuk mundem me e komentu, zakonisht i ka disa porosi edhe pse po më pyetni, edhe në organizim i kemi disa ngarkesa. Zgjedhjet mund të vijnë çdo ditë se Kosova bënë përjashtim pasi është shoqëri demokratike. S’ka nevojë me u bë nervoz e as me e rritë nervozen me marrë vendime politike me u bo 61 deputetë, edhe s’ka nevoje me kalu në trauma tjera. Unë jam i gatshëm me punu, por nëse parlamenti vendos, kuptohet që unë e kuptojë. Është një proces i ditun dhe nuk ka të bëjë me gatishmëri”, ka vlerësuar ai.

Shefi i qeverisë edhe një herë u ka bërë thirrje LDK-së dhe VV-së që t’i bashkohen procesit të dialogut me Serbinë.

“Për zgjedhje nuk kemi nevojë as me u ba nervoz, as kurgjo, mjafton me u bë 61 veta në Parlament. Nuk jam i gatshëm se jam i gatshëm të punoj, po nëse nesër thirret një seancë dhe votohet mosbesimi ndaj Qeverisë, kuptohet shkojmë në zgjedhje. Kur po kam mundësi po konsultohem edhe me ta, po shfrytëzoj cdo mundësi me tregu se pjesëmarrja e tyre është e rëndësishme, nëse mendojnë se zgjedhjet janë të nevojshme, ata nuk i përshpejtojnë zgjedhjet duke mos marrë pjesë në dialog”, vlerësoi ai.

“Mogherini ka mbajtë një dialog të fshehtë, le ta nxjerr në tavolinë, si i ka hija, kemi një delegacion shtetëror, është mirë me vazhdu dialogu”, ka shtuar tutje Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se mbështet edhe idenë e zv.kryeministrit Behgjet Pacolli, për një tryezë të përbashkët mes liderëve vendore dhe atyre të huaj.

“Më pëlqen ideja e zv.kryeministrit Pacolli për me u taku. Taimet janë të mirëseardhura, edhe ashtu jemi taku në vazhdimësi. Njohja duhet të jetë si një kërkim falje për atë që i ka ndodhë Kosovës. Por, jam i gatshëm të ulem në çdo tavolinë me të gjithë akterët me bisedu për cilëndo çështje”, tha ai. /Indeksonline/