16:42 / E Premte, 22 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Haradinaj flet për rritjen e pagave [Foto]

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë një takimi me gazetarë ka folur edhe për vendimin e fundit sa i përket rritjes së pagave në Qeveri.

“E kam rritur pagën time dhe kolegëve te mi. Është e pakuptimtë përgjegjësia politike, është e pakuptimtë që Kryeministri ta ketë rrogën 1300 euro. Nuk është vendim i përkryer po me bindjen time ne duhet të punojmë për atë që na kanë besuar”, ka thënë Haradinaj para gazetarëve./Indeksonline/