12:15 / E Enjte, 27 Shtator 2018 / indeksADMonline

Haradinaj flet për takimin e organizuar nga Mogherini: Kosova është e fokusuar në rrugën drejt BE-së

Zyrtarja për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini mblodhi mbrëmë në një takim të përbashkët përfaqësuesit e shteteve të Ballkanit Perëndimor. Takimi u zhvillua në Nju-Jork  ndërsa kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka treguar se çfarë bëri të qartë në këtë takim.

Haradinaj ka thënë se Qeveria e Kosovës është e fokusuar në përmbylljen e të gjitha temave të brendshme, që ia mundësojnë hyrjen sa më të shpejtë në hartën e BE-së, transmeton Indeksonline.

Ai gjithashtu thotë të ketë deklaruar se Kosova, si faktor paqeje dhe stabiliteti është e angazhuar për fqinjësi të mirë.

Postimi i plotë:

Qeveria e Kosovës, energjinë e saj, e ka të fokusuar në përmbylljen e të gjitha temave të brendshme, që ia mundësojnë Kosovës të hyjë në hartën e BE-së.

Këtë e bëra të qartë gjatë një takimi me përfaqësuesit e Bashkimit Europian, në kuadër të vizitës sime zyrtare në ShBA.

Përpara liderëve të rajonit dhe atyre nga vendet europiane theksova se Kosova, si faktor paqeje e stabiliteti dhe e angazhuar për fqinjësi të mirë, është jetësisht e interesuar ta arrijë në afat optimal marrëveshjen ligjërisht obligative me shtetin serb, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian dhe të përmbyllë të gjitha reformat në vend.

RH