12:32 / E Martë, 26 Qershor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: Fokus i qeverisë është zhvillimi i demokracisë përmes sundimit të ligjit

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me gazetarët e mediave të huaja që përcjellin punën e OKB-së dhe zhvillimet globale.

Haradinaj ka thënë se fokus i Qeverisë së Kosovës është zhvillimi i demokracisë përmes sundimit të ligjit dhe ekonomisë prosperuese, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Në një bashkëbisedim të hapur me gazetarët e mediave prestigjioze ndërkombëtare në Neë York, që përcjellin punën e OKB-së dhe zhvillimet globale, zbërtheva rrethanat politike në vend dhe rrugën tonë të pashmangshme euro-atlantike. Fokus i Qeverisë së Kosovës është zhvillimi i demokracisë përmes sundimit të ligjit dhe ekonomisë prosperuese.

RH