09:32 / E Shtunë, 09 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Haradinaj: Gjermania e bashkuar u bë shembull i lirisë dhe demokracisë

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka thënë se sot, 30 vjet më parë, në një moment historik, populli gjerman rrëzoi Murin e Berlinit që ndau Gjermaninë në dysh, dhe kontribuoi në fillimin e një ndryshimi të vlerave.

Ai ka shtuar se Gjermania e bashkuar u bë shembull i lirisë e demokracisë dhe misioni i saj për paqe, siguri e stabilitet në botë, ishte dhe vazhdon të jetë thelbësore, njofton Klan Kosova.

Statusi i tij i plotë në Facebook:

Sot, 30 vjet më parë, në një moment historik, populli gjerman rrëzoi Murin e Berlinit që ndau Gjermaninë në dysh, dhe kontribuoi në fillimin e një ndryshimi të vlerave. Gjermania e bashkuar u bë shembull i lirisë e demokracisë dhe misioni i saj për paqe, siguri e stabilitet në botë, ishte dhe vazhdon të jetë thelbësor.