14:18 / E Martë, 03 Tetor 2017 / indeksADMonline

Haradinaj ‘godet’ rënd Kadaj-Bujupin: Mos i ofendo komunitetet se të idhnohet nëna jote

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka replikuar deputeten e Vetëvendosjes, Donika Kadaj-Bujupi, duke thënë se askush s’po e luan rolin e avokatit të askujt dhe të ketë kujdes teksa flet për komunitetet.

Ai madje ka thënë se është pikërisht deputetja Kadaj-Bujupi e cila duhet të ruhet teksa flet për komunitetet, se “mos po i hidhërohet nëna e saj”, e cila aludohet se vie nga një komunitet, pra nga ai boshnjak, transmeton Indeksonline.

“Duhet të ruhesh mos po idhnohet nëna jote dhe s’po e bën askush avokatin por që organet e drejtësisë për të gjitha rastet. Mos të na shesin mend se të gjithë i njohim”, ka thënë Haradinaj.