11:50 / E Premte, 11 Janar 2019 / indeksADMonline

Haradinaj homazhe te varri i Rugovës, pastaj i viziton familjen për vit të mbarë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë sot homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, pastaj ka vizituar familjen e tij.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se sot Kosova po vazhdon rrugën për një vend të zhvilluar dhe të integruar në të gjitha mekanizmat ndërkombëtar, transmeton Indeksonline.

Më poshtë postimi i Haradinajt:

Sot kam bërë homazhe te varri i Presidentit historik Ibrahim Rugova dhe ndava disa çaste me familjen e tij të nderuar, të cilës i urova mbarësi në këtë vit.

Në frymën e trashëgimisë së tij politike, ne po vazhdojmë rrugën për një Kosovë të zhvilluar dhe të integruar në të gjithë mekanizmat ndërkombëtar, me orientim perëndimor dhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Indeksonline/