Haradinaj i ashpër me Kurtin dhe “refuzuesit” tjerë të gazit amerikan: Janë në agjendë antishqiptare, s’ka lidhje qysh e kanë emrin
Ish-Kryeministri, Ramush Haradinaj, tha se kushdo që e refuzon projektin për gazin amerikan “ka agjendë antishqiptare, antiKosovë”.
“Amerika t’ka pa ty që po vjen dita me u varë prej asaj që ke luftu me të, prej Serbisë. U mundu me t’i jep dy projekte, me thëngjill dhe me gaz”.
“Kushdo që filozofon janë në shërbim të agjendës antishqiptare, anti Kosovë”, tha Haradinaj në Pressing.
Ai i bën thirrje prokurorisë për hetim “për tregtimin e energjisë, ku po shkon paraja”…

