09:31 / E Martë, 04 Shtator 2018 / indeksADMonline

Haradinaj i befasuar me bojkotin e opozitës: Po gaboni me këto veprime

Kryeministrin e Republikës, Ramush Haradinaj e ka quajtur veprim të ngutshëm bojkotin e opozitës për mospjesëmarrje në seancën e sotme të Kuvendit ku pritet të votohet Ekipi i ri i Unitetit për bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Ata kanë mujt me ardh sot edhe me marrë hisen e vet. Unë jam në komunikim me spektrin politik në vend. Si me marrë partitë pushtet në një seancë të opozitës nëse opozita s’merr pjesë në seancë për me i dhënë pikëpamjet e veta. Nuk është kjo rrugë e duhur e opozitës. Mungesa e kuorumit është mosaftësi e Kosovës për me ecë këtë temë. Ne kemi krizë në Kosovë, gjendje ekonomike joaq të mirë. Kemi probleme të shumta, por po punojmë për me konsolidu Kosovën”, ka deklaruar ai. /Indeksonline/