14:52 / E Mërkurë, 15 Gusht 2018 / indeksADMonline

Haradinaj i dërgon telegram ngushëllimi homologut italian pas tragjedisë në Gjenova

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka dërguar telegram ngushëllimi homologut të tij në Itali, Giuseppe Conte pas tragjedisë që ndodhi dje në Gjenova.

Përmes këtij telegrami Haradinaj ka thënë se populli i Kosovës bashkëndjenë me popullin mik italian dhe familjarët e viktimave.

“I kam dërguar telegram kryeministrit italian Giuseppe Conte, në të cilin, në emër të popullit dhe Qeverisë së Kosovës, i shpreha ngushëllime për humbjen e dhjetëra jetëve të qytetarëve dhe lëndimin e shumë të tjerëve në tragjedinë e Genoas. Lutemi së bashku me popullin mik italian dhe bashkëndjejmë me familjarët e viktimave në këto çaste dhembjeje.RH”, ka shkruar Haradinaj./Indeksonline/