17:06 / E Enjte, 22 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj i dhuron “Hartën e Artë të Kosovës”, komandantit të KFOR-it

Kryemnistri i vendit, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Salvatore Cuoci.

Haradinaj është informuar për rezultatin e ushtrimit “Shpata e Argjendtë 18-2”, ku pjesëmarrës ishin institucionet e sigurisë së Kosovës në bashkëveprim me KFOR-in, NALT-in dhe organizata ndërkombëtare në vendin tone.

Me këtë rast Haradinaj komandantit Cuoci i ka dhuruar “Hartën e Artë të Kosovës”.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Kënaqësi ta prisja sot Komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Salvatore Cuoci, dhe të informohem për rezultatin e ushtrimit “Shpata e Argjendtë 18-2”, ku pjesëmarrës ishin institucionet e sigurisë së Kosovës në bashkëveprim me KFOR-in, NALT-in dhe organizata ndërkombëtare në vendin tonë. Për punën e tij të madhe për Kosovën dhe për devotshmëri në shërbim, Komandantit Cuoci, si shenjë të vlerësimit të popullit dhe Qeverisë, pata nderin t’i dhuroj “Hartën e Artë të Kosovës”.

RH