17:01 / E Premte, 24 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Haradinaj i drejtohet edhe njëherë me një lutje Lëvizjes “Vetëvendosje”

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj ka apeluar edhe njëherë Lëvizjen “Vetëvendosje” që t’i përgjigjet pozitivisht organeve të drejtësisë në rast të ftesave për seanca gjyqësore.

Sipas tij, kundërshtimet politike kundër marrëveshjeve të rrezikshme, kanë qenë, janë dhe mbeten legjitime.

“Si kryetar i Qeverisë, sot, ju them se kam po ato qëndrime që kisha si kryetar partie, ku secili nga ne i jemi përgjigjur Gjyqësorit”, ka shkruar ai në “Faceobok”, transmeton Indeksonline

Postimi i plotë:

Nuk do të jem në përkrahjen tuaj, kur jeni në kundërshtim të gjyqësorit, pasi edhe më parë u kam kërkuar edhe kolegëve të mi, por edhe vet e kam respektuar gjyqësorin.

Të dashur qytetarë të Kosovës,

Të respektuar kryesi e Lëvizjes Vetëvendosje,

Ju drejtohem me disa fjalë.

Kundërshtimet politike kundër marrëveshjeve të rrezikshme, kanë qenë, janë dhe mbeten legjitime.

Kundërshtimet ndaj institucioneve të gjyqësorit, dalin në terren tjetër, me presedanë të rrezikshëm për vendin.

Si kryetar i Qeverisë, sot, ju them se kam po ato qëndrime që kisha si kryetar partie, ku secili nga ne i jemi përgjigjur Gjyqësorit.

Ftoj Lëvizjen Vetëvendosje që të ndajë kundërshtimin politik, me kundërshtimin ndaj gjyqësorit.

Gjyqësori, edhe ashtu në vështirësi, dobësohet edhe më tepër kur deputetët e zgjedhur e kundërshtojnë atë.

Këtë thirrje e bëj, si Kryetar Qeverie, si kryetar partie por edhe si qytetar i Kosovës.

Nuk do të jem në përkrahjen tuaj, kur jeni në kundërshtim të gjyqësorit, pasi edhe më parë u kam kërkuar edhe kolegëve të mi, por edhe vet e kam respektuar gjyqësorin.

RH