13:34 / E Hënë, 08 Janar 2018 / indeksADMonline

Haradinaj i prekur nga vdekja e nënkryetarit të degës së AAK-së në Dragash

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj ka marrë lajmin e pikëlluar sot se ka ndërruar jetë kolegu dhe miku i tyre, Ymredin Krasniqi, ish nënkryetari i Degës së AAK-së në Dragash.

Haradinaj përmes një postimi në “Facebook” ka shprehur ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë kolegëve të Aleancës, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Jam i prekur nga lajmi për vdekjen e hershme të kolegut dhe mikut tonë, Ymredin Krasniqi, nënkryetar i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Dragash.

U shpreh ngushëllime te sinqerta familjes, miqëve dhe të gjithë kolegëve të AAK-së dhe ndaj pikëllimin me ta.

Ymredinin do ta kujtojmë, përherë, si njeri të urtë dhe punëtor e aktivist të palodhshëm.Pusho i qetë miku ynë!RH