21:04 / E Mërkurë, 16 Janar 2019 / indeksADMonline

Haradinaj i reagon Putinit: Më shumë Amerikë dhe NATO në Ballkan nënkupton më shumë paqe

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka reaguar pas deklaratave të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin se politikat e ShBA-së dhe aleatëve përendimor janë faktorë destablizues në Ballkan.

Haradinaj ka thënë se më shumë Amerikë dhe Nato në Ballkan nënkuton më shumë paqe, stabilitet dhe zhvillim, transmeton Indeksonline.

” Një prezencë ruse aktive në Ballkan nënkupton të kundërten e saj. Kosova vjen në paqe”, ka shkruar ai mes tjerash.

Shkrimi i tij i plotë:

Deklarimeve të Presidentit të Rusisë, Vladmir Putin, dhënë për një media serbe, se politikat e ShBA-së dhe aleatëve përendimor janë faktorë destablizues në Ballkan, iu përgjigjem se më shumë Amerikë dhe NATO në Ballkan nënkupton më shumë paqe, stabilitet dhe zhvillim. Një prezencë ruse aktive në Ballkan nënkupton të kundërten e saj. Kosova vjen në paqe.

RH