20:52 / E Premte, 16 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj i trishtuar për vdekjen e tre personave në Mramor

Kryeministri Haradinaj është shprehur i trishtuar për humbjen e jetës së tre personave në aksidentin e trafikut në fshatin Mramor.

Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shprehur keqardhje edhe për lëndimin e Ambasadorës turke, Kivilicim Kiliç.

Më poshtë gjeni postimin e plotë:

I trishtuar me lajmin për humbjen e tri jetëve nga aksidenti i trafikut në Magjistralen Prishtinë – Gjilan.

Ngjarjet si kjo janë momente dhimbjeje për të gjithë ne.

Shpreh keqardhjen për lëndimin e Ambasadorës së Turqisë, Kivilcim Kiliç. Ambasadorës dhe të lënduarve tjerë u dëshiroj shërim sa më të shpejt.