75 Mall Live Search
18:58 / E Premte, 14 Shtator 2018 / indeksADMonline

Haradinaj ia thotë këngës: “Shqipëri moj trime, të ka zili bota”

E ftuar pasditen e së premtes në “Ftesë për 5” në Top Channel ishte Anita, bashkëshortja e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Teksa po fliste për bashkëshortin e saj, ajo u shpreh se Haradinaj e provon shpesh të këndojë.

Më pas, u shfaq për një moment një video, ku Kryeministri i Kosovës ia thotë këngës në emisionin e televizonit shqiptar.

“Shqipëri moj trime, të ka zili bota”, këndon Haradinaj, ndërsa shprehet se ka dëshirë të këndojë, por nuk shquhet se e bën mirë këtë gjë.

Më poshtë shikoni videon: