19:31 / E Diele, 26 Maj 2019 / indeksADMonline

Haradinaj ia thotë përsëri këngës, këtë herë në Suharekë

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj është një ndër personalitetet publike i cili zgjedh që shumicën e kohës ta kalojë në natyrë.

Përpos ecjeve të shpeshta që bën nëpër bjeshkë, i njëjti ka edhe një hobi tjetër.

Lirshëm mund të quhet hobi pasi Haradinaj nuk përton në asnjë moment t’ia thotë këngës.

Së fundi Haradinaj është parë në disponim të mirë duke kënduar këngën ‘Kah po shkon moj Zanë’ në Suharekë, transmeton Indeksonline.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, kryeministri Haradinaj shihet duke kënduar pranë muzicientëve, një prej tyre violinist.

Kryeministri Haradinaj kishte deklaruar e këngën e ka nisur që në kohën e luftës, pasi e kishte shndërruar atë si një alarm për t’i zgjuar nga gjumi të gjithë ushtarët e që shumë prej tyre e urrenin faktin kur ai fillonte te këndonte e ata detyroheshin të zgjoheshin nga gjumi./Indeksonline/