13:12 / E Martë, 27 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: Ilir vëlla, bashkë me Hazirin, atdheu dhe kombi të nderon përjetë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga anëtarë të kabinetit qeveritar dhe bashkëpunëtorë, ka bërë homazhe pranë arkivolit të gjeneral major Ilir Konushevci, hero i kombit dhe dr. Hazir Malaj, dëshmor i Kombit.

Pas homazheve, kryeministri Haradinaj është nënshkruar në librin e zisë.”Ilir vëlla, bashkë me Hazirin, atdheu dhe kombi të nderon përjetë”, shkroi kryeministri Haradinaj në librin e zisë.

Eshtrat e Ilir Konushevcit deri më tani preheshin në varrezat e Tiranës, ndërsa nga sot  do të jenë në mesin e dëshmorëve dhe bashkëluftëtarëve të tij në Prishtinë, ditë kjo që përkon me festën e flamurit. Gjatë ditës së sotme nën përkujdesjen e kryeministrit Haradinaj, do të mbahet akademi përkujtimore dhe do të bëhet rivarrimi i gjeneral major Ilir Konushevci, Hero i Kombit dhe Hazir Malaj, dëshmor i Kombit.