15:28 / E Martë, 27 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Pas shumë vitesh, trupat e Konushefcit dhe Malajt pushojnë në Kosovë

Ka përfunduar ceremonia e rivarrimit të dëshmorëve Ilir Konushefci dhe Hazir Malaj në varrezat e dëshmorëve në Velani.

Rivarrimi i dy heronjve ëshë bërë me ceremonie të lartë shtetërore, transmeton Indeksonline.

Të pranishëm në këtë ceremoni rivarrimi ishin familjarë dhe miq të shumtë. Poashtu në rivarrim i pranishëm ishte edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, nën patronatin e të cilit u bë edhe ceremonia e rivarrimit, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ministri i FSK-së, Rrustem Berisha e shumë të tjerë.

Eshtrat e dy dëshmorëve u rivarrosën sot,  20 vite pas vrasjes së tyre. Eshtrat e dyshes deri tani ishin në Shqipëri.

Ndryshe gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës u bërë homazhe, si dhe u zhvillua edhe një akademi përkujtimore në nderim të Konushefcit dhe Malajt./Indeksonline/