10:19 / E Hënë, 24 Qershor 2019 / indeksADMonline

Haradinaj interpreton përsëri këngën e tij të preferuar, këtë herë tek Harry Bajraktari

Kryeministri  i vendit, Ramush Haradinaj vazhdimisht ka treguar pasionin e tij për të kënduar.

Madje ai njëherë sqaroi për të gjithë që këngës ia ka thënë që nga koha e luftës, kur e zëvendësonte me alarm për t’i zgjuar ushtarët nga gjumi.

Kënga e tij e preferuar për ta kënduar padyshim se është ‘O Moj Kosovë, o moj bukuroshe’, transmeton Indeksonline.

Gjatë ditës së djeshme Haradinaj ishte për vizitë tek familja e Harry Bajraktari, një nga kontribuuesit më të mëdhenj për Kosovën në Shtetet e Bashkuara të Kosovës.

Edhe në këtë takim me miq, Haradinaj ia tha këngës së njëjtë, këtë herë madje me orkestër./Indeksonline/