75 Mall Live Search
09:40 / E Mërkurë, 30 Maj 2018 / indeksADMonline

Haradinaj jep një lajm të rëndësishëm për mbeturinat

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka bërë zotime publike sa i përket angazhimeve të tij në kuadër të mbrojtjes së ambientit në Kosovë.

Ai ka premtuar se në vjeshtën e 2018-tës, do të nis një aksion të përgjithshëm për të pastruar gjithë Kosovën nga mbeturinat të cilat janë hedhur për 20 vjet në vazhdimësi.

Haradinaj këto zotime i dha në Konferencën e Lartë mbi Zhvillimin e Qëndrueshëm derisa potencoi se një aksion të tillë e kishte menduar ta realizonte këtë pranverë.