07:44 / E Enjte, 29 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Në Pejë, mbeturinat hidhen jashtë kontejnerëve dhe ndizen flakë

Mbeturinat e hedhura afër kontejnerëve në Pejë janë djegur sot me mëngjes.

Në disa pamje të dërguara nga një lexues i Indeksonline, shihet se, megjithëse kontejnerët janë të vendosur në atë pjesë, mbeturinat janë hedhur në tokë, ndërsa dikush ka vendosur që t’i ndez ato në mënyrë që të asgjësohen.

Mirëpo, me këtë qytetarët po shkaktojnë dëme pasi tymi i zjarrit që po  ndizet nga mbeturinat është mjaft i dëmshëm.

Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që në këtë qytet digjen mbeturinat jashtë apo brenda kontejnerëve./Indeksonline/