22:35 / E Shtunë, 24 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: Kam mbledhur hekura në Shqipëri para se të hyja në politikë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka qenë i ftuar në emisionin ‘Xing me Ermalin’.

Haradinaj ka folur më shumë rreth jetës së tij personale, ndërsa ka treguar edhe për punët që ka bërë para se të hynte në politikë, shkruan Indeksonline.

“Kam punuar roje,ndërtim, kopshtar, kam punuar edhe në Shqipëri, kam mbledhur hekura të vjetër nëpër tërë Shqipërinë dhe i kam dërguar në Elbasan” është shprehur kryeministri.

Më poshtë mund të ndiqni videon./IndeksOnline/