10:23 / E Hënë, 11 Qershor 2018 / k.v

Haradinaj kërkon intensifikim të punës për reforma evropiane

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka kërkuar intensifikim të punës për përmbushjen e reformave të agjendës evropiane.

Kreu i ekzekutivit kështu ka deklaruar në mbledhjen e Këshillit Ndërministror për Integrime Evropiane, ku ka shtuar se se është interes i te gjithëve agjenda integruese.

“Agjenda evropiane është interes i yni por ndërlidhet edhe me liberalizimin e vizave dhe rrit presionin mbi Qeverinë në zbatimin e agjendës evropiane”, tha Haradinaj./Indeksonline/