11:28 / E Mërkurë, 11 Prill 2018 / indeksADMonline

Haradinaj kërkon që ky person të emërohet shef i AKI-së

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj ka dorëzuar në Presidencë emrin e ri të drejtorit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.

Burime të “Indeksonline” mësojnë se shefi i ekzekutivit kosovar ka propozuar që në krye të këtij institucioni të vendoset Latif Merovci, i cili aktualisht ka postin e zv/drejtorit të AKI-së.

Mirëpo, të njëjtat  burime thonë se kjo kërkesë deri më tani nuk ka marrë dritën jeshile nga presidenti, Hashim Thaçi.

Ndryshe, para disa ditësh presidenti ka këruar që me shkarkimin e Driton Gashit nga AKI-ja të largohen edhe dy krerë të këtij institucioni, kryeinspektori, Shkëlzen Sopjani si dhe Latif Merovci.

Vlen të theksohet se ligji për Agjencinë Kosovare të Inteligjencës shpjegon procedurat e mëtutjeshme pasi të lirohet postit i udhëheqësit të këtij institucionit të rëndësishëm për vendin.

Neni 5 sqaron se presidenti së bashku me kryeministrin emërojnë drejtorin e AKI-së. “Brenda njëzet ditësh pune nga dita kur pozita mbetet e lirë”. /Indeksonline/