18:28 / E Premte, 09 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: Këshillat e Akademik Dacit janë çdoherë me interes për vendin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takimin kryetarin e Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Kosovës, akademik Nexhat Dacin.

Në një postim në “Facebook”, Haradinaj ka thënë se këshillat e akademik Dacit janë çdoherë me interes për vendin.

“Gjithnjë kënaqësi të shkëmbej mendime për rrethanat aktuale politike me Kryetarin e Akademisë së Arteve dhe Shkencave, Nexhat Dacin. Si politikan me përvojë të gjatë dhe pjesëmarrës aktiv në shumë procese të rëndësishme të shtetkrijimit, këshillat e Akademik Dacit janë çdoherë me interes për vendin”, ka shkruar Kryeministri Haradinaj në Facebook./Indeksonline/

Image may contain: 2 people, people sitting and indoor