22:43 / E Diele, 19 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Haradinaj: Këto zgjedhje dëshmojnë se Kosova është një demokraci premtuese

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj është deklaruar për përfundimit të rezultateve nga balotazhi i sotëm në 19 komuna.

“Sot në Kosovë ishin zgjedhjet komunale raundi i dytë me standardet më të lartë.E gjithë kjo është meritë nga qytetarët, pjesëmarrësit, vëzhguesit vendorë e ndërkombëtarë.Qytetarë të vendit, faktorë politik, komisioni zgjedhor, komisionet komunale gjithë mekanizmat e tjera që ishin ndikuese në përcjelljen e këtyre zgjedhjeve. Njëkohësisht mekanizmat e sigurisë, për të mbajtur një ambient të sigurt.

Tani këto zgjedhje të tilla vërtetë dëshmojnë se Kosova është një demokraci premtuese dhe vendi ynë premton demokraci që na bënë pjesë të familjes evropiane dhe na japin vendin e merituar në këtë familje.Në këto zgjedhje AAK ka fituar besimin në disa komuna ë Kosovës , në dy të parat nga raundi i parë, në Deçan e Junik, njëkohësisht sot është konfirmuar edhe fitorja në Gjakovë, Obiliq, Suharekë, Rahovec e Klinë. Istogu ka mbetur të përmbyllet si rezultat për arsye të votave me kusht, presim fitore edhe aty.Me këtë kemi tetë komuna. Falënderojmë kolegët nga Aleancë për këto komuna”, ka thwnw Haradinaj./Indeksonline/